Lama në Kuvend shoqërohet me SHIK-un

loading...

loading...
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu derisa ka folur në Interaktiv për kundërshtimin e ligjit për amnisti duke thënë se shpreson se nuk do të kalojë, ka folur edhe për largimin e deputetes Alma Lama nga ky subjekt.

“Përderisa zonja Lama ka munguar në mbledhjet tona është parë në Kuvend e shoqëruar me pjesëtarë të SHIK-ut, ajo është parë të rrijë me Adem Grabovcit me të cilin ne nuk rrimë dot”, ka thënë deputetja Haxhiu.
Megjithatë ajo ka mbrojtur Lamën sa i përket sulmeve të Forumit të të Rinjve Islamik duke thënë se sulmet e tyre kanë qenë seksiste dhe antikombëtare.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë për përkrahjen e atyre që diskriminojnë në baza përkatësie gjinore e kombëtare”, ka thënë Haxhiu.

Derisa ka bërë të qartë se VV nuk ka asgjë të përbashkët me LISBA-n sa i përket programit të subjektit, ka thënë se AAK ka shpifur në këtë pikë. “Këto janë shpifje të të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pikërisht Burim Ramadanit”, ka shtuar ajo. Ndërsa ka përsëritur akuzën e VV-së për AAK-në si parti e haraçit.
“Në rrethin e Dukagjinit janë të njohur krerët e AAK-së për vënien e haraçit dhe kjo është aq e njohur sa duhet të merret prokuroria me këtë çështje”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka thënë se për ligjin për amnisti kryetari i komisionit për legjislacion eshte mbajtur në takim më shumë se një orë prej përfaqësuesve të ambasadave.

loading...