Lakuriqi i natës, kafsha më e rrezikshme në botë

spot5178-7248-lakuriqi_i_nates_kafsha_me_e_rrezikshme_

Nëse keni menduar se kafsha më e rrezikshme në botë është krokodili, peshkaqeni apo një kafshë tjetër, e keni gabim. Të paktën kështu thotë një studim, i cili kafshën më të rrezikshme quan lakuriqin e natës.

Gjitari fluturues është cilësuar nga specialistët si një nga më të rrezikshmit për shkak të kontaktit që ai ka me kafshët e tjera.

Sipas këtij studimi, lakuriqi i natës është në gjendje të transmetojë tek të gjitha kafshët e tjera me të cilat ka kontakt viruset që merr.

Nga studimet e bëra është arritur në përfundimin se lakuriqi i natës mund të transmetojë virusin e tërbimit dhe virusin e etheve hemorragjike, gjatë kafshimit që u bënë kafshëve të tjera, si lopët apo delet. Më pas nga këto kafshë virusi transmetohet tek njerëzit.