Lakra si ilaç: Ja çfarë do të ndodhë nëse i vendosni në gjoks e…


Nuk i doni perimet e gjelbra? Pasi të lexoni këtë artikull, do të ndryshoni mendim!Se sa është e shëndetshme kjo bimë flet fakti që shumica lakrën e krahasojnë me magnetin sepse “tërheq” sëmundjen nga organizmi.Nëse keni ndonjërin prej këtyre problemeve, vetëm vini disa fletë lakre në vendet problematike dhe do t’i eliminoni telashet.

Ënjtjet në duar dhe këmbë
Nëse keni probleme me gjymtyrë të ënjtura, vetëm i mbështillni me fletë lakre dhe shtrëngoni me fashë. Rekomandohet që të flini me fletën e lakrës në trup.

Gjëndrat tiroide
Nëse dëshironi të përmirësoni punën e gjëndrave tiroide, para se të flini gjumë vendosni fletë lakre në qafë dhe mbështilluni me shall. Hiqeni në mëngjes.

Dhembja e kokës
Vendosni fletën e lakrës në pjesën ku ju dhemb koka dhe prisni që dhembja e padurueshme e kokës të pushojë.

Dhembja gjatë dhënies gji bebes
Veproni njësoj edhe kur ju dhemb kraharori. Lakra do të zbusë dhembjen.

Inflamacioni i mushkërive
Nëse keni ethe të mëdha të cilat nuk arrini t’i eliminoni me barna, mbulojeni gjoksin me fletë lakrash, dhe sapo fletët të thahen, vendosni të tjera.

Pasojat nga injeksioni
Pas marrjes së penicilinës, në kërdhokull shpesh mund të shfaqen dhembje dhe gunga të forta. Fletët e lakrës do të zbusin dhembjen goxha shumë.
l