Lakersat në rënie të lirë!

loading...

Kronikë amerikane nr.262 – 22 janar 2013

NBA

gasol

loading...
Gabime fillestare në sulm po u kushtojnë Lakersave me një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit. Dhe siç duket e vetmja palë për tu fajësuar është kryesia që në vend të ‘Mbretit të Unazave’ – Phil Jackson punësoi Mike D’Antoni-n. Vet D’Antoni pas ndeshjes vlerësoi sulmin si të ‘shëmtuar’. Kishte pasime trashanike, gjuajte që nuk preknin as harkun-airball, dhe kurrfarë organizimi. Pau Gasol ishte në bankë rezervë (përkundër 25 pikëve në Toronto një natë më parë), derisa Earl Clarke nisi ndeshjen në pozitën e alo-qendrës. Ishte çereku i katërt kur Bulls u ikën Lakersave për të fituar 95-83. Kirk Hinrich pati 22 pikë, 7 asistime dhe 8 kërcime. Joakim Noah shtoi 13 kërcime e 6 bllokada, derisa Carlos Boozer pati 14 pikë e 6 kërcime në trapez. Steve Nash ishte më i miri tek Lakers me 18 pikë, ndërsa Kobe Bryant pati 16 pikë me bilanc 7-22 nga loja, që përfundon serinë e tij prej 24 ndeshjeve me më shumë se 20 pikë të shënuara.

curryKatër treshe të Stephen Curry në çerekun e katërt mjaftuan për fitoren e tretë të Warriors këtë sezon kundër Clippers. Curry mbylli ndeshjen me 28 pikë e 6 asistime derisa Jarrett Jack pos që ndali në disa aksione Griffinin shtoi 18 pikë dhe 10 asistime duke u inkuadruar nga banka rezervë. Griffin pati 26 pikë e 13 kërcime, Jamaal Crawford shtoi 24 pikë nga pankina, ndërsa Chris Paul zhvilloi vetëm ndeshjen e dytë pas probleme me gjurin duke qëlluar 1 nga 7 tentime nga loja.

Në derbin e qytetit të Nju Jorkut, Nets arritën të mposhtin Knicks për të barazuar serinë në 2-2 për këtë sezon. Joe Johnson shënoi 25 pikë, përfshirë pikët vendimtare për Nets, derisa Deron Williams shtoi 14 pikë e 12 asistime. Brook Lopez pati 14 pikë e 11 kërcime, ndërsa Kris Humphries kontribuoi me 11 pikë e 13 kërcime në trapez. Tek Knicks, Carmelo Anthony shënoi 29 pikë, por huqi të gjitha 6 tentimet në çerekun e fundit, ngjashëm siç humbi JR Smith gjuajtjen e fundit prë të barazuar rezultatin. Smith përfundoi ndeshjen me 16 pikë, ndërsa Stoudemire pati 15 pikë.

Edhe Rudy Gay lëshoi mundësinë për të mposhtur Pacers në çastet e fundit të ndeshjes. Memphis u mposht si vendas 81-82 nga Indiana. Paul George shënoi 12 pikë, 10 kërcime, e 9 asistime, ndërsa David West  shënoi 14 pikë. George Hill siguroi fitoren pasi qëlloi gjuajtjet e lira të Pacers 1.4 sekonda para fundit. Kjo kohë nuk i mjaftoi Gay të shënoj me kohë, edhe pse qëlloi koshin që do të sillte fitoren tek Grizzlies. Wayne Ellington pati 17 pikë, Gay 14 pikë, ndërsa Conley dhe Randolph shënuan nga 13 pikë për vendasit.

Wizards befasuan Portlandin në fund të ndeshjes. Ishte treshja e Jordan Crawford që solli fitoren e rrallë për Washington që fitoi vetëm për herë të tretë si mysafirë këtë sezon. Nene mbylli ndeshjen me 24 pikë e 9 kërcime. Nicolas Batum pati dyshifrorin e trefishtë të parë në karrierë duke shënuar 12 pikë, 10 kërcime, e 11 asistime, për Portlandin.

NHL

bruinsCraig Anderson mbrojti 31 gjuajte të Panthers derisa Kyle Turris shënoi 2 gola për Ottawan në fitoren e thellë 4-0. Dy golat tjerë për vendasit erdhën nga Jim O’Brien dhe Jakob Silverberg.

Red Wings të Detroit patën nevojë për penallti që të mposhtin Columbusin. Lashoff dhe White kaluan në epërsi vendasit para se mysafirët të shënoni tre herë radhazi. Atkinson shënoi në pjesën e dytë, derisa Wisniewski dhe Prospal shfrytëzuan epërsinë numerike në akull që të kalonin mysafirët ne epërsi. Ishte goli i Pavel Datsyuk që solli vazhdimet shterpë, derisa Damien Brunner shënoi golin e vetëm në penallti pas gjashtë penalltive të humbura nga të dyja palët.

Për penallti patën nevojë edhe Bruins. Ata arritën të mposhtin Winnipegun me rezultat 2-1 në ndeshjen në të cilën Tuuka Rask ndali 26 gjuajtje të Jets. Thornburn kishte shënuar herët për mysafirët para se Brad Marchand të barazonte rezultatin në pjesën e parë. Në penallti Seguin dhe Bergeron shënuan për vendasit, derisa Wheeler ishte i vetmi me gol tek mysafirët tek të cilët dështuan Jokinen dhe Little.

College Basketball

Syracuse arriti të shpëtoj serinë prej më shumë se 30 fitoreve si vendase në ligën universitare në basketboll. Ata u kthyen vonë në pjesën e dytë për të shkrirë epërsinë e Cincinnatit dhe për të shënuar fitoren e 35të radhazi në Carrier Dome. Michael Carter-Williams shënoi treshen vendimtare për të barazuar rezultatin në 55 me 80 sekonda para fundit, derisa Jerami Grant shtoi koshin e fitores me 19.4 sekonda para fundit. E vendosur në pozitën e 3të në renditjen e të hënës, Syracuse do të rrezikonte rënie po të humbiste nga Cincinnati i renditur në pozitën e 21. Syracuse që javën e kaluar isthe në pozitën e 6, ka përmirësuar rekordin e konferencës në Big East me 28 fitore dhe vetëm 1 humbje në dy vitet e fundit.

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Memphis – Indiana                         81-82

New Orleans – Sacramento         114-105

Charlotte – Houston                       94-100

Atlanta – Minnesota                       104-96

New York – Brooklyn                      85-88

Golden State – LA Clippers          106-99

Philadelphia – San Antonio          85-90

Chicago – LA Lakers                         95-83

Portland – Washington                  95-98

 

NHL

Boston – Winnipeg                          2-1 SO

NY Islanders – Tampa Bay            4-3

Nashville – St. Louis                        3-4 SO

Toronto – Buffalo                            1-2

Ottawa – Florida                               4-0

Columbus – Detroit                         3-4 SO

Calgary – Anaheim                          4-5

 

College Basketball                         

(3) Syracuse – Cincinnati (21)                      57-55

(24) Notre Dame – Georgetown                               47-53

loading...