“Lajthit” moti, zbardhen plazhet në mes të verës

loading...

loading...

Moti i keq duket se ka përfshirë një sërë qytetesh dhe nuk ka të ndalur. Më problematike janë shfaqur disa prej qyteteve bregdetare, të cilat ditën e djeshme janë zbardhur si të binte dëborë.

Stuhia dhe breshëri i madh kanë rënë në Marche, Piemonte, Venezia si dhe në zonën e Alessandria-s, në Itali, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi si dhe në turizëm.

Në Grottammare, disa hapa nga San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascolit plazhi është mbuluar nga breshri, ndërsa pushuesit e kanë braktisur.

Si pasojë e rrebeshit dhe kohës aspak të mirë, dy trupa të pajetë janë gjetur në det, pas kërkimeve të shumta me helikopter. Viktimat dyshohet se kanë qenë duke shëtitur me varkë dhe janë mbytur.

loading...