Lajmi për “Maturantin fatlumë”, mori një fund të hidhur

maturanti

Lajmi për “Maturantin fatlumë “, mori një fund të hidhur. Tinejxheri 17 vjeçar që gjeti një ide shumë interesante për të ftuar si shoqëruese për maturën e tij aktoren tepër tërheqëse Kate Upton , mori përgjigje negative. Jake Davidson, nëpërmjet videos së tij i kërkoi aktores që ta shoqërojë në mbrëmjen e maturës për datën 19 maj. Aktorja i dha një fije shpresë duke postuar në profilin e saj zyrtarë në Twitter se gjoja një ofertë e tillë nuk refuzohet dhe do ta shqyrtojë agjendën e saj për datën në fjalë. Por e gjithë tentativa i shkoi huq. Aktorja i dërgoi përgjigje negative duke i thënë se oferta e tij refuzohet për arsye të agjendës së saj të zënë. Sodoqoftë, Jake Davidson edhe përkundër kësaj përgjigje u bë i famëshëm me ofertën e tij./albtime