Lajmi mesnates ePabesueshme:Shqipëria humb dy ndeshje në tavolinë


Histori e çuditshme, ajo që zbulohet duke kontrolluar kompeticionet e UEFA­s për mosha. Shqipëria U-19, e drejtuar nga Arjan Bellai, që në nëntor luajti 3 ndeshje në Gjeorgji për turin kualifikues, i ka humbur dy ndeshje të luajtura atje me rezultatin 3:0.

Kundër Austrisë U-19, Shqipëria humbi 2:1 në fushë, por rezultati është regjistruar 3­0 nga UEFA, ashtu si ndeshja kundër Gjeorgjisë, që në fushë na mundi 1­0, shkruan “Sportal.al”.

Lajmi përbën skandal, edhe për faktin se rezultatet janë bërë zyrtare që më 4 dhjetor, por Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka bërë asnjë njoftim, edhe pse zyrtarisht është njoftuar nga UEFA.

Nuk dihet ende arsyeja zyrtare, por me shumë mundësi ka lidhje me mbrojtësin Ardit Toli, i cili në nëntor të vitit 2014, në humbjen 2­1 ndaj Uellsit U-19, u ndëshkua me karton të kuq.

Me sa duket, askush në FSHF nuk e ka menduar që ai karton i kuq mbartej dhe Toli paska pasur dy ndeshje pezullim, ndërkohë që para pak muajsh luajti 2 ndeshjet e para, ndaj edhe i kemi humbur 3­:0.
auto_Shqqqe1459281111