Lajmi me i fundit,Pesë futbollistë humbin jetën në aksident rrugor

loading...


Pesë futbollistë të të njëjtit klub, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Poloni.
Lojtarët e ekipit nga liga e tretë në Poloni, Wolczanka Wolka Pelkinska FC, po udhëtonin për të zhvilluar një ndeshje kundër Avia Swidnik, kur minibusi i tyre është përplasur me një kamion.
Konkretisht portieri Patryk Szewczak (18 vjeç), vëllezërit Kamil dhe Rafael Pydych (22 dhe 27 vjeç), Mariusz Korzepa (25 vjeç) dhe Kamil Oslizlo (29 vjeç), humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm.
Sipas burimeve të policisë lokale tre lojtarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur më pas në spital nga plagët e marra, shkruan Albeu.
p1

loading...

p2

p3

loading...