LAJMI MË I FUNDIT Lajmërohet Atifete Jahjaga, dhe atë me një PËRGJIGJE për Ilir Dedën


Pas analistit Lumir Abdixhiku, rektorit Ramadan Zejnullahu, kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, edhe ish Presidentja Ahtifete Jahjaga, ekskluzivisht për InfoPress –in, ka mohuar se do të jetë pjesë e iniciativave të reja p

Pas largimit me shikëpyetje nga Vetvendosje, Ilir Deda ka paralajmëruar krjimin e një fronti të ri politik.

“Gjatë muajve të ardhshëm do të angazhohem në krijimin e një subjekti të ri politik. Fronti opozitar do të zgjerohet, e një pjesë e brezit të ri politik do ta gjejë veten në përpjekjen e vazhdueshme politike për Kosovën normale – me punësim e jo varfëri, drejtësi e pa korrupsion, e për Kosovën shtet funksional me dinjitet dhe të barabartë me botën”, ka deklaruar Deda, shkruan Infopress.

Ndërkaq në krah të ish anëtarit të VV-së, u lakuan edhe shumë emra si nga politika, ashtu edhe nga shoqëria civile.

Një ndër këto emra ishte dhe ish Presidentja e vendit, Ahtifete Jahjaga.

Por, e kontaktuar nga gazeta InfoPress, Jahjaga ka mohuar se do t’i bgashkangjitet qarkut të ri politik të krijuar nga ish këshilltari i saj Ilir Deda.

Por nga ana tjetër ish Presidentja Jahjaga ka thënë se vlerëson dhe përshëndet çdo nismë të re politike, që ka për qëllim përmirësimin e qeverisjes në Kosovë.

Paraprakisht edhe Lumir Abdixhiku, ish rektori Ramadan Zejnullahusi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, kanë mohuar se do të jenë pjesë e partisë së Dedës.

Ndërsa ende nuk ka konfirmim nga analistët, Besa Luzha, Imer Mushkolaj, Lumir Abdixhiku, deputetja Vjosa Osmani si dhe nga kryetarja e Komunës së Gjakovë Mimoza Kusari-Lila.
atifete-jahjaga-5468154135436854-848x478