Lajmi me i fundit, Kosova i përmbushë kriteret për vizat ja data se kur do te hiqen vizat… (Video)


Javën e ardhshme në Kosovë do të qëndrojë një komision për verifikimin e tetë kritereve për liberalizimin e vizave me BE-në. Kjo është bërë e ditur të premten nga ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, gjatë një mbledhjeje të mbajtur me institucionet përgjegjëse për liberalizimin e vizave.

Çollaku tha se ky komision do t’i vlerësojë për së afërmi kriteret për liberalizim, në të cilat Qeveria e Kosovës ka punuar. Ai tha se ky komision do të japë mendimin përfundimtar për tetë kriteret e mbetura.

“Më 17 dhe 18 mars do të vijë komisioni për verifikimin e tetë kritereve për liberalizim të vizave. Katër ekspertë do të jenë nga shtetet e komisionit evropian. Presim që ky do të jetë komisioni i fundit dhe se qytetarët e Kosovës do të mundë të lëvizin lirshëm nëpër shtetet evropiane”, ka thënë Çollaku.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ndër të tjera tha se Komisioni Evropian deri më tani është treguar i saktë me Kosovën në krahasim me vendet e rajonit, por që, sipas tij, kjo është një shkëndijë e mirë për vendin, pasi Komisioni do të vlerësojë shumë shpejt raportin për Kosovën…
Untitled