LAJMI I PAPRITUR PDK merrë një “SHUPLAKË” nga ndërkombëtarët

loading...


Duket se nuk është vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Isa Mustafa ata që po e kundërshtojnë ardhjen e Gani Kocit në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Gazeta Blic nga burime ndërkombëtare ka marrë vesh se nuk po pëlqehet shumë emri i propozuar nga PDK për ministër, në vend të Hajredin Kuçit.

“Ndërkombëtarët po hezitojnë që në krye të Ministrisë së Drejtësisë të vijë Gani Koci. Me gjasë do të kërkohet një emër tjetër”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ka thënë sot Gazetës Blic se se nuk është diskutuar për këtë çështje. “Nuk ka asnjë bisedë deri sot për asnjë emër”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, mënyra e emërimit të emrave të rijnë do të bëhet vetëm pas bisedave me partnerët qeverisës.

Mirëpo, nga PDK thonë se emrat që i propozon partia nuk mund t’i refuzojë askush.

Njëri nga anëtarët e PDK-së, Rexhep Hoti ka theksuar se LDK nuk mund të dalë kundër rekomandimeve të partisë më të madhe, në këtë rast as kundër Gani Kocit.

PDK zyrtarisht ka thënë se kanë propozuar tre emra për ministra të rinj: Enver Hoxhaj për ministër i Punëve të Jashtme, Hajredin Kuçi nga posti i ministrit të Drejtësisë të kaloj në postin e zëvendëskryeministrit dhe Gani Koci, në ministrinë e Drejtësisë.

Mirëpo, merret vesh se këta emra ende zyrtarisht nuk i kanë shkuar kryeministrit Isa Mustafa./ Gazeta Blic
p

loading...

loading...