Lajmi i mirë për shqiptarët që janë emigrantë në Zvicër

Lëvizja “Wir alle sind Bern” po bën fushatë për krijimin e një “karte të qytetit” në Bernë, e cila jep akses për çdo gjë që ofron qyteti për të gjithë banorët, duke përfshirë edhe ata që janë pa letra, njësoj si ajo që aplikohet në New York.
Ideja është nisur nga një vëzhgim: është e vështirë për personat që janë pa letra të shkojnë në spital, për të hapur një llogari bankare apo për t’i shkolluar fëmijët e tyre. Një “kartë qytetare” do të sigurojë qasje në këto shërbime, pavarësisht nga kombësia apo leja e qëndrimit të përdoruesit, bën të ditur gazeta “Berner Zeitung”.

Në këtë “kartë të re” do të integrohen njerëzit, të cilët për momentin nuk mund të marrin pjesë plotësisht në jetën e qytetit, thekson lëvizja “Wir sind alle Bern”.

KRITERET

Para futjes në një kartë të tillë, disa probleme mbeten për t’u zgjidhur. Për shembull, çfarë duhet bërë për t’u siguruar që të gjithë banorët e Bernës të kenë një “kartë qytetare” dhe jo vetëm personat pa leje qëndrimi?

Për më tepër, cilët do të jenë kriteret për ta marrë këtë status të “qytetarit urban”? Dhe si duhet bërë për të siguruar që spitalet dhe institucionet e tjera të marrin pjesë?