LAJMI I FUNDIT,“Viva Fresh” në Prizren përfshihet nga zjarri

loading...


Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren bën të ditur se sonte rreth orës 21:30 minuta është përfshirë nga zjarri një nga marketet e zinxhirit “Viva Fresh”, derisa zjarri është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve.

“Rreth orës 21:30 minuta, në ambientet e depos së Qendrës Tregtare “VIVA FRESH” në rrugën “Tirana” ka shpërthyer një zjarr i cili është lokalizuar nga Njësiti i zjarrfikësve”, thuhet në njoftim.

Pas pranimit të informatës, Polica e Prizrenit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se zjarri ka shpërthyer në depot ku janë të vendosur frigoriferët, thuhet tutje.

Sipas një menaxheri dyshohet se vlera e dëmit mund të jetë rreth 10,000 euro.

“Dyshohet se shkaktari zjarrit të jetë korrenti elektrik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë dhe krim teknikët”, thuhet në fund. /KosovaPress/
ELVIVA

loading...

loading...