LAJMI I FUNDIT,Haradinaj do t’i bashkohet koalicionit qeverisës PDK-LDK!?


Kriza politike që po mbretëron në vend ka vënë në lëvizje PDK-në dhe LDK-në për të gjetur formë për të vazhduar edhe më teje qeverisjen.

Siç shkruan portali “Republika24”, i cili citon burime brenda PDK-së dhe AAK-së, po shikohet mundësia e zgjerimit të koalicionit qeverisës, për të vazhduar qeverisjen si dhe për të siguruar zgjedhjen e Thaçit president.

Po siç shkruan ky portal, mësohet se Hardainajt i është ofruar pozita e zëvendëskryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme, pozita këto që aktualisht i mbanë Hashim Thaçi. Ndërsa, përveç këtyre dy pozitave të ofruara nga partneri i koalicionit PDK-LDK, AAK-ja ka kërkuar edhe Ministrinë e FSK-së.

PDK-ja në këtë mënyrë po përpiqet të sigurojë votat e nevojshme për të zgjedhur Thaçin president.

Të pyetur nëse LDK-ja e përkrahë bashkëngjitjen e AAK-së në qeverisje, burimi ynë ka thënë se “Meqë LDK-ja nuk po arrin që të sigurojë votat e nevojshme për president, atëherë nuk do të kundërshtoi as një zgjidhe tjetër të cilën e ofron PDK-ja”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

Se sa mund të jetë i vërtetë një informacion i tillë, pritet të shihet gjatë ditëve në vazhdim. /albeu.com/
HARADINAJ