Lajmi i fundit,ePabesueshme asnje Shqiptare nuk e priste kete nga OPOZITA mandje as POZITA nuk e beson…

loading...


Shtyrja për një datë të pacaktuar, siç është thënë, e mbajtjes së protestës së opozitës, e cila ishte planifikuar për ditën e shtunë, 26 mars, si dhe deklaratat që kanë ardhur nga liderët opozitarë, në fakt, shënojnë fundin e të ashtuquajturës “opozitë e bashkuar”, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend, shkruan Radio Europa e Lirë.

Ditën e premte, kryetari të partisë opozitare Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte theksuar se nuk është i gatshëm t’i ndjekë metodat e të protestuarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që deklaratat e tilla, nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, ishin cilësuar si fyerje për deputetët opozitarë.

Për më shumë, shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt.

Albert Krasniqi, analist i Institutit Demokratik të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e lirë, rikujton se tri subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë bashkuar në dy kërkesa përballë ekzekutivit të vendit, anulimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe anulimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Sipas tij, partitë opozitare edhe më parë kanë shprehur rezervat për metodat, të cilat i kanë përdorur për kundërshtimin e këtyre dy marrëveshjeve.

Kurse Halil Matoshi, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se plasaritjet ndërmjet tri subjekteve opozitare, që sipas tij janë shpërfaqur publikisht ditën e premte, shënojnë fundin e siç e quan ai, opozitës së bashkuar.

Ai ka shprehur mendimin se në këtë situatë, zoti Haradinaj mund të ketë ofertë nga koalicioni qeveritar që të jetë pjesë e një riformatizimi eventual të qeverisë.
H1

loading...

loading...