LAJMI I FUNDIT,Durrës / 1 i vrarë dhe 1 plagosur me armë zjarri

loading...


Një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarrin mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Nga burimet paraprake mësohet se viktima është Asllan…
Një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarrin mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Nga burimet paraprake mësohet se viktima është Asllan Kërtusha, i cili ndërroi jetë në sallën e Reanimacionit në Spitalin e Durrësit. Ndërsa i plagosuri tjetër, 34 – vjeçari me incialet B. K. është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në lagjen Nr.17, pranë Ndërrmarjes së Ujësjellësit, ku dy personat, pas një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. Për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë ngritur disa pika kontrolli. /tvklan.al
ao

loading...

loading...