Lajmi i fundit,Aksident në Pejë, vdes 34 vjeçari..


Policia në Pejë njofton se sot rreth orës 12:00, si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën Pejë-Tërstenik, në fshatin Treboviq, ndërroi jetë gjatë dërgimit në QKUK në Prishtinë – personi 34 vjeç me inicialet K.H, i nacionalitetit egjiptian.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur derisa i dyshimti me automjetin ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Pejës në drejtim të fshatit Nakull dhe me te arritur në fshatin Treboviq, i dyshimti me mjetin e tij nuk i është përshtatur shpejtësisë, kushteve të rrugës dhe humbë kontrollin mbi drejtim të mjetit, duke kaluar në anën e kundërt dhe rrokulliset jashtë rruge.

Sipas Policisë, drejtuesi i veturës, i cekur me lartë për shkak te lëndimeve te rënda trupore me autoambulancën e Spitalit rajonal të Pejës është transportuar për shërim në QKUK- Prishtinë.

“Rreth orës 14:50 policia ka pranuar informacionin se K.H. kishte arritur pa shenja jete në QKUK”, thuhet në komunikatë.

Po asht, thuhet se me urdhër te Prokurorit te Shtetit trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit pa u kryer autopsia, pas një gjë e tillë është kërkuar nga familjarët.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Pejë, me urdhër të cilit është përfunduar vendimi dhe rasti do të hetohet dhe procedohet në Prokurori nga njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRRT Pejë.”/
ak