LAJMI I FUNDIT: Serbia në prag të një lufte të re

loading...

Screenshot_1

loading...

Këshilli Kombëtar Boshnjak (bnv), i kryesuar nga Sulejman Ugljanin, miratoi vendimin për pozitën e boshnjakëve në Serbi, me të cilin i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara t’i dërgoj forcat ndërkombëtare për të parandaluar konfliktin dhe t’i mbrojtur boshnjakët nga terrorit, shtypja dhe asimilimi.

Përshkak të gjendjes së , BNV kërkon që Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja urgjentisht t’i vendosin misionet e tyre të veçanta për të vëzhguar pjesën veriore të Sanxhakut i cili ndodhet nën administrimin e Serbisë.
Këto vendime u miratuan në seancën të posaçme të mbajtur në fundjavë, dhe arsyet për miratimin e tyre ishte se, siç thuhet në një njoftim për shtyp, boshnjakët nga viti 1990 deri në vitin 2000 ishin nënshtruar spastrimit etnik dhe terrorit të organizuar shtetëror nga Serbia dhe Republika Federale e Jugosllavisë, i cili në forma të ndryshme po vazhdon e sot.

KKB ( BNV) në seancën e veçantë, tç mbajtur të premten e kaluar, miratoi një vendim për nismën einiciativës për përpilimin e Planit të ri të ri veprimi për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi, për shkak se plani i miratuar kohët e fundit nuk përmban kërkesa boshnjakëve.

Ndër kërkesat e KKB (BNV) ishte miratimi i Rezolutës për Srebrenicë në Kuvendin e Serbisë, Sanxhakut dhënien e statusit të autonomisë, ndërsa boshnjakëve statusin e kombit.

Gjithashtu, Këshilli kërkoi që në Planin e Veprimit, i cili është pjesë e Kapitullit 23 të negociatave të Serbisë BE-së, të futet edhe zgjidhja e krimeve kundër boshnjakëve gjatë viteve të nëntëdhjetë.

Përveq tjerash në deklaratë thuhet: Refuzimi i përfshirëjes së krimeve, legalizohen krimet dhe pastrami etnik ndaj boshnjakëve të Sanxhakut. Në kuadër të kësaj, çetnikët e armatosur, të paraqitur kinse si simptizues të klubit futbollistik “C. Zvezda”, të kontrolluara nga Qeveria e Serbisë, me mbështetjen e xhandarmërisë dhe njësive të tjera special të policisë më 22 mars (në ndeshjen e futbollit ndërmjet Novi Pazar: Crvena zvezda) ngriten lartë këto krime dhe dërguan kërcnime genocinde popullit boshnjak. ”

Këshillat Kombëtare në Serbi ekzistojnë, dhe janë adresa për komunikim mes autoriteteve të huaja dhe shtetërore, nga njëra anë, dhe minoritetet nga ana tjetër. Andaj është momenti i fundit që BE-ja së bashku me OSBE-në dhe Këshillin e Evropës të ushtrojnë trysni të posaçme në zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Sanxhakut.

loading...