LAJMI I FUNDIT, sapo ndodhi ja se cfare vendimi kane marre POLICIA E KOSOVES per pronat e uzurpuara..!!

loading...


Shqipdon Fazliu, Koordinator Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik ka thënë se për herë të parë prokuroria e shtetit ka themeluar njësite të posaçme që për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Ai në një intervistë për transmetusin publik ka thënë se është marr një hap i madh për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, duke përmendur rastin e fundit ku u konfiskuan afër 8 milionë pasuri që ishin të uzurpuara.

“Është marr një aksion i madh, për herë të parë në historikun e prokurorit të shtetit, ku ka rezultuar me lirimin e një numri të madh të pronave të uzurpuara dhe ky aksion është zhvilluar në koordinim të plotë me një numër relevant të institucioneve”, ka thënë Fazliu.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë me luftën ndaj krimit dhe korrupsioni dhe në ditët në vazhdim do të ketë intensifikim, ku ka paralajmëruar se do të lirohen të gjitha pronat e uzurpuara.

“Natyrisht se do të vazhdojmë. Në të vërtet do të ketë akoma dhe intensifikim edhe për aq sa mundemi dhe të gjitha pronat e uzurpuara do të lirohen gradualisht. Më duhet të them se ka ndodhur diçka për herë të parë në historikun e prokurorit të shtetit, tash kemi themeluar për herë të parë njësitet adekuate të posaçme të cilat do të merren me luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit”.

Fazliu ka theksuar se ekziston guximi i prokurorëve dhe lufta ndaj korrupsionit do të ndodhë në nivelet më të larta.

“Tash jemi duke e bërë këtë, guximi ka filluar të shfaqet, ne kemi paralajmëruar edhe më herët se konfiskimet do të ndodhin dhe lufta kundër korrupsionit i nivelit të lart do të ndodhë dhe tashmë jemi dëshmitar i asaj që po shohim. Shënjestrimi i krimeve më të rënda tashmë ka ndodhur dhe janë caktuar prokuror enkas për profilet më të larta që i ka Kosova”, ka thënë Fazliu.
dsc-0093_1932-848x478

loading...

loading...