LAJMI I FUNDIT: Ronaldo bëhet baba i dy binjakëve (Foto)

Eva dhe Mateo, pretendohet se janë emrat e fëmijëve të Cristiano Ronaldos.

Televizioni portugez “SIC”, raporton se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është bërë baba i dy binjakëve, të cilët kanë ardhur në jetë të enjten (8 qershor).

Për nëj gjë të tillë kanë filluar tashmë të raportojnë edhe mediat botërore, po ashtu edhe “Daily Mail”.

Pavarësisht se ende nuk ka asgjë zyrtare për këtë lajm që po qarkullon në mediat botërore, televizioni portugez dhe “Daily Mail”, raportojnë binjakët tashmë kanë edhe emrat, Eva dhe Mateo do të quhen dy fëmijët e Ronaldos.

Nëna e këtyre binjakëve besohet të jetë nga Bregu Perëndimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ronaldo po ashtu ka një fëmijë, nëna e të cilit mbahet e fshehur. Bëhet fjalë për Ronaldo Junior që ka vetëm gjashtë vjet.

Portugezi është në lidhje me Georgina Rodriguez pothuajse që një vit dhe raportohet se edhe ajo është shtatzënë.