LAJMI I FUNDIT PER VIZAT / Urime keto jane.. Shenjat e liberalizimit

loading...


Ambasada e Gjermanisë në Kosovë nuk po cakton më terminë për aplikim për vizë.
Kështu së paku kanë deklaruar për lajmi.net, disa qytetarë të cilët gjatë kësaj jave ishin interesuar për terminë pranë kësaj ambasade.
“Më thanë mos prit fare se këtë vit nuk ka fare më terminë”, tha kjo qytetare, pa dashur t’i përmendet emri.
Kontakti me ambasadën gjermane të dielën ishte i pamundur. Megjithatë, një shenjë tjetër se liberalizimi i vizave duket të jetë afër, është edhe faqja në internet e kësaj përfaqësie diplomatike.
Lajmi.net ka tentuar gjatë tërë ditës së sotme të hyjë në vegëzen për terminë për vizë në faqen e internetit të kësaj ambasade, raporton lajmi.net.
Kështu nuk hapet faqja për terminë
Rëndom ka vite që në këtë mënyrë terminët caktohen nëpërmjet sistemit elektronik.
Por derisa vegëzat tjera të kësaj faqeje funksionojnë normalisht, vetëm ajo e caktimit të terminëve nuk është duke punuar.
Edhe pse nuk jepet asnjë sqarim se përse nuk funksionin kjo vegzë, pas disa tentimesh, krejt çfarë shkruan është ‘provoni më vonë’.
Për më tepër, edhe shenjat e sigurisë që shërbejnë për të pasur qasje në këtë faqe tashmë janë mjegulluar dhe thuajse janë bërë të paidentifikueshme.
Zyrtarët më të lartë të shtetit kanë deklaruar ditëve të fundit se liberalizimi i vizave është çështje ditësh dhe pritet që shumë shpejt të ndodhë, raporton lajmi.net
Presidenti Hashim Thaçi, liberalizimin vizave e ka cilësuar si arritje të vonuar, ndërkohë që ish Presidenti Behgjet Pacolli, sot deklaroi se lëvizja e lirë e kosovarëve beson se do të ndodhë në pjesën e parë të këtij muaji, më saktësisht deri me 15 maj.
Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin perëndimor që ende ka regjim të vizave. /lajmi.net
VISA

loading...

loading...