LAJMI I FUNDIT| Pas mbledhjes urgjente, bie Qeveria Mustafa, vendi shkon në jashtzakonshme…


Burime të sigurta brenda Qeverisë së Kosovës i kanë thënë Gazetës NewBorn se Qeveria në krye me Isa Mustafën nuk do të ketë jetë të gjatë, pasi që opozita e vendit po këmbngulë se do ti bllokojë të gjitha seancat deri sa të tërhiqen nënshkrimet për dy marrëveshjet e fundit, atë për Demarkacionin me Malin e Zi dhe atë për Asocacionin e Komunave Serbe, madje këtë po e pranojnë edhe vetë zyrtarët brenda Qeverisë.
I njejti burim ka thënë se më rënien e Qeverisë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. ‘’Nuk ka rehati, opozita nuk po pranon dialog për marrëveshjet, ata po kërkojnë vetëm tërheqje të nënshkrimeve, gjë që është shumë e pakët të ndodhë. Ndërsa një bllokim i tejzgjatur mund të qoj vendin në zgjedhje të parakohshme’’, ka thënë ky burim.
Ngjashëm thuajse thonë edhe burime brenda opozites. Një burim brenda opozites, por që është zyrtarë i lartë brenda partive opozitare, ka thënë për Gazetën NewBorn, se ata në asnjë moment nuk do të heqin dorë nga dy kërkesat e tyre, madje sipas këtij burimi arrestimi i Albin Kurtit, e ka tensionuar gjendjen edhe më tepër që të mundësohet një dialog ‘’Nuk ka dialog, nuk ka marrëveshja, ka republikë pa marrëveshje, nuk lejojmë shtet brenda shtetit, kjo qeveri me në krye me Isa Mustafën e zëdhënësin e tij Hashim Thaçin i kanë dy rrugë, ose ti tërheqin nënshkrimet ose të bie kjo qeveri e cila po e shkatërron pafundësisht vendin’’, tha ky burim.
Nga ana tjetër dhe sipas disa analistëve zgjidhja mes dy palëve mund të bëhët vetëm nëse përseri sikurse edhe herave të tjera ndërhyn faktori ndërokombëtar.
Por, më e rëndësishmja është se si do të bëhët zgjedhja e Presidentit, kur dihet se në mars të vitit 2016 presidentes së tanishme Atifete Jahjagës i skadon mandati, deri sa me marrëveshjen e koalicionit PDK-LDK, shkruhet se Hashim Thaçi do të jetë president i ri. Por shkuarja në zgjedhje të parakohshme do ti ndryshojë nga themeli gjërat.
Nëse edhe përfundimisht vendoset të shkohet në zgjedhje edhe KQZ-ja është gatshme ti organizojë ato, pasi që një gjë e tillë kërkohet edhe me Kushtetuë/GazetaNewBorn/
Sot është 1 PRILLI, APRILILILILI
QV