Lajmi i Fundit: “Nuk do ta besoni se në cilën parti u shkri NISMA e Kosovës”

loading...


Nisma për Kosovën, pritet që sot përmes një konference për media në selinë e AAK-së, konferencë kjo e cila është cilësuar si e jashtëzakonshme të shkrihet në subjektin që drejton Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Burimet tregojnë që liderët e Nismës e kanë parë shkrirjen në njërin nga subjektet e mëdha opozitare si të vetmen mundësi për të mbijetuar në skenën politike pasiqë sipas disa sondazheve të fundit ky subjekt nuk e mbërrin as 3 përqindëshin.
Kujtojmë se deri vonë AAK dhe Nisma kanë qenë nën ombrellën e Opozitës së Bashkuar e cila drejtohej nga VV-ja e Ymerit. Së fundi janë parë plasaraitje e ndasi në qëndrime Brenda kësaj opozite, ndasi këto që sipas të gjitha gjasave po i bënë bashkë AAK-në dhe Nismën që të rrisin pazarin e tyre qoftë me VV-në në njërën anë, qoftë me PDK-në e Veselit në anën tjetër.
Shkrirja e Nismës në AAK sigurisht që përbën edhe një çudi në vete kur kujtojmë se Nisma u pat deklaruar që është subjekt i qendrës së majtë, përderisa AAK gjithmonë është deklaruar si e djathtë.
A po shkrihet Nisma në AAK pasi mori deklarimin e Haradinajt që tash PDK-ja është ndryshe dhe jemi të hapur për koalicion me të, apo që t’ia mundësojë AAK-së qëllimin e saj Brenda opozitës që ta ketë kandidatin për kryeministër, kjo mbetet të shihet.qdheq/Botapress/
n

loading...

loading...