LAJMI FUNDIT,Tjetër vrasje në Durrës

loading...


Një 50-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në automjetin e tij tip “Volfswagen 5” me targa AA 086 HJ, në Durrës, ndërsa për nga mënyra e ekzekutimit, policia dyshon se krimi është kryer nga profesionistë.
Viktima është Shpëtim Shala, 50-vjeç, banues në Durrës, një person i skeduar nga policia për kryerjen e disa krimeve. Ai është gjetur i pajetë në zonën e plazhit “Iliria”.
Nga të dhënat e para policia dyshon se viktima është qëlluar me pistoletë silenciator, pasi asnjë nga banorët e zonës nuk ka dëgjuar të shtëna armësh.
Shkak i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja. Kjo pasi Shala njihet në Durrës si person me precedentë penalë të mëparshëm, pasi pak vite më parë ishte hetuar për trafik lëndësh narkotike.
Shala rezulton i shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës, por asnjëherë nuk është provuar përfshirja e tij direkte.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet dhe janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe ata që kanë qenë afër vendit të krimit.
Gjithashtu agjentët e antikrimit janë duke hetuar mbi konfliktet e mëparshme të viktimës, me qëllim ngushtiminin e rrethit për të identifikuar autorët e mundshëm të kësaj vrasjeje.
durs

loading...

loading...