Lajmi fundit,Tirana përshihet nga vrasjet, atentatet dhe shpërthime eksplozivi (Video)


Vrasja e një personi mbrëmjen e sotme tek zona e ish-Bllokut ka qenë ngjarja kriminale e radhës për të mërkurën, pas dy atentateve të mëhershme.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se një 35-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri, të ndodhur në afërsi të piceri “Era”.
Viktima është një ish-efektiv policie i identifikuar si Ajet Zeqaj. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tupe” tek Njësia 5.
Ai është me origjinë nga nga Qesarati i Tepelenës. Sipas policisë viktima ka rreth 20 ditë që ka ardhur nga Franca.
Më herët gjatë ditës, një atentat i ngjashëm iu bë një biznesmeni tek Komuna e Parisit, po në kryeqytet, ndërsa një sasi eksplozivi shpërtheu në një subjekt privat në periferi.
Untitled