Lajmi fundit,sapo ndodhi ja se cfare thot Ramush Haradinaj BEFASI….


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur edhe njëherë bindjen e tij se po bëhet krim në procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Madje, ai ka ndarë mendimin se duhet ftuar një ekip special të FBI-së që të hetojë parregullsitë e Qeverisë në këtë proces.

Haradinaj, në “Click” tha se as të huajt nuk mund të kuptojnë mashtrimet në Ballkan.

“Duhet të vijë një ekip special i FBI-së që i kupton mashtrimet e tyre. Të huajt nuk i kuptojnë mashtrimet në Ballkan”, është shprehur lideri i AAK-së.

Haradinaj, tha se opozita ka për instancë ekspertë vendorë, më të kualifikuar se kryetari i Komisionit Shtetëror për demarkacionin, Murat Meha.

“Ne kemi instancë në një mori ekspertësh, që kanë aftësi më të mëdha se Murat Meha.”

Sipas Haradinajt, kriteri kadastral është bërë me qëllim, sepse shqiptarët nuk kanë shumë dokumente dhe letra. Ai tha se do duhej të merrej parasysh kriteri hartografik gjatë këtij procesi.

Ai insistoi që kufiri duhet të jetë në Qakor.

Po ashtu, Haradinaj tha se kjo rrugë në të cilën po shkon Kosova është e rrezikshme.

“Demarkacioni ka me qenë problem edhe me Serbinë ”, tha ai.
rambo