Lajmi fundit,sapo ndodhi ja se cfare thojn per OPOZITEN dhe Haradinaj.. ePabesueshme..


Njohësit e çështjeve politike në vend, Imer Mushkolaj dhe Nexhmedin Spahiu, kanë thënë se nëse tri partitë opozitare vendosin të shkojnë me një listë të përbashkët në zgjedhje, kurdo që ato mbahen, pika përçarëse mes tyre mund të jetë tek kandidati për kryeministër.
“Çështja më problematike në mes të tyre do të jetë se kush do të jetë kandidat për kryeministër. Ne e dimë se z.Haradinaj është kandidat i përjetshëm për kryeministër dhe e ka obsesion të bëhet shef i ekzekutivit të vendit, pavarësisht se çfarë thotë”, ka thënë Mushkolaj.

Mendim të njejtë me të ka edhe analisti Nexhmedin Spahiu.

“Mendoj se problemi kyç për opozitën është se kush do të jetë kandidat për kryeministër. A do të jetë Albin Kurti apo Ramush Haradinaj?! Kjo është çështja e cila mund ta përçajë opozitën, të tjerat mund të jenë probleme të vogla që shumë lehtë menaxhohen, pa sjell telashe”, ka thënë ai për gazetën Epoka e re.
rambo