LAJMI FUNDIT,Rrihen nga policia dy të akuzuar të rastit “Kumanova”

loading...


Pas përfundimit të seancës së fundit gjyqësore për rastin e “Lagjes së Trimave”, gjatë rrugës për në burg policia ka rrahur dhe maltretuar të akuzuarit Bajram Elshanin dhe Sevdail Miftarin. Këtë e konfirmojnë avokatët dhe familjarët e të akuzuarve. Sipas tyre, më rëndë ka pësuar Bajram Elshani i cili ka marrë lëndime në qafë, kokë dhe dhëmbë të thyer, ndërsa Sevdail Miftari ka lënduar këmbën.
“Bajramin e kam pa në gjendje jo të mirë, kur e ka kthyer nga gjykata e kanë rrahur një dhëmb ja kanë thyer ka pasur shenjë në qafë në kokë e kanë harrur duke e dërguar në burg. Isha në vizitë e pyeta më tha çka me të treguar na kanë rrahur. Me maska kanë qenë të policisë special a ku ta dijë”, deklaroi Jetulla Elshani, Babai i Bajramit.
Avokatë e kanë paraqitur rastin në fjalë por përgjegjësi për maltretimin e të akuzuarve e hedhe tek ministria e drejtësisë dhe avokati i popullit pasi që ata kanë mekanizma për të parandaluar maltretimin e të akuzuarve.
“Bajrami i ka pasur dhëmbët e thyer ndërsa Sevdali Miftari tek këmba ka pasur lëndime. Kemi reaguar në çdo formë dhe presim që gjykatësja të reagojë ashtu siç premtoj. Mendoj se dobësia është tek ministria e drejtësisë dhe avokati popullit, pasi maltretimi bëhet në burgje nga ana e gardianëve dhe njësive speciale. Pra përgjegjësi kanë Ministria e drejtësi dhe avokati popullit”, tha avokati, Naser Raufi.
Edhe seanca e sotme gjyqësore për lagjen e trimave vazhdoi me dyer të mbyllura pasi dëshminë e tyre e kanë dhënë katër dëshmitarë të mbrojtur. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj. /Alsat M/
Untitled

loading...

loading...