Lajmi fundit,Pas shumë lajmeve të mira, UEFA godet Kosovën!!!


Dy zyrtarë të UEFA-së ishin të pranishëm në finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, duke monitoruar çdo gjë.
Para duelit, kjo dyshe kishte mbajtur një mbledhje me zyrtarë të FFK-së, organizatorët e ndeshjes dhe Policinë e Kosovës për t’iu treguar se cilat janë hapat për organizimin e një ndeshje ndërkombëtare.
Realisht, të gjithë u munduan të bëjnë maksimumin, por përshtypja e të dërguarëve të shtëpisë së futbollit evropian nuk ishte e mirë.
Gazeta Sheshi merr vesh se dyshja e UEFA-s ka mbetur e dëshpëruar me sigurinë në këtë ballafaqim.
“Ata kanë shprehur pakënaqësi me sigurinë e ndeshjes. Kanë gjetur vërjetje të mëdha me rastin e hyrjes në stadium të shikuesve, pastaj hudhjen e gjësenedeve në terren e gjëra tjera. Po ashtu, përshtypje të keqe iu ka lënë edhe një tifoz që është futur dy herë në terren me flamurin kombëtar të Shqipërisë, për të cilin kanë thënë se ka mundur të bartë edhe ndonjë mjet të rrezikshëm. Edhe mungesa e zyrtarëve privatë të sigurisë është përmendur”, ka deklaruar një burim i Gazetës Sheshi.
Mësohet se zyrtarët e UEFA-s ua kanë kumtuar organizatorëve edhe dënimet që do t’i kishin mundur t’i marrin klubet nëse kjo kishte me qenë ndeshje e nivelit ndërkombëtar.
Kjo dyshe ka mbetur e pakënaqur edhe me hapësirën për media, derisa pozitive e ka vlerësuar ndarjen e drejtësisë.
KOSCO