Lajmi fundit,lajm teper i mire per Kosoven urime sapo u be…

loading...


Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është i bindur se Kosova më 3 maj do të pranohet në UEFA.
Njeriu i dytë i FFK-së në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se FFK-ja ka punuar shumë për ndërkombëtarizimin e futbollit tonë. Ai është i bindur se puna e madhe që ka bërë FFK-ja do të shpërblehet më 3 maj në Kongresin e Budapestit. Ademi thotë se FFK ka lobuar mjaft shumë tek federata anëtare të UEFA-së, madje, sipas tij, kreu i FFK-së, Fadil Vokrri akoma është duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që te jemi të sigurt se Kosova në fillim të muajit maj do të jetë në shtëpinë e futbollit evropian.
“Po optimizmi i jonë është i kënaqshëm i mirë, sepse kemi punuar për këtë punë dhe besoj se ajo punë do të shpërblehet me 3 maj. Ne përkundër optimizmit tonë, përkundër punës që kemi bërë deri tani, ne prapë po vazhdojmë me lobimin, ju e dini se kryetari i Vokrri asnjë herë nuk është ndalë në këtë drejtim që edhe tani në këtë moment është jashtë dhe disa anëtarë tonë që i kemi këshilltar tonë dhe miq tonë që kanë punuar e që gjithmonë janë të gatshëm dhe ne këtu jemi të gatshëm, sidomos sekretari gjeneral më çdo dokument që është i nevojshëm për të plotësuar ndonjë gjë. Ne ishim prapë edhe në Shqipëri te kryetari Duka dhe edhe një herë kemi folur se si është gjendja, sepse edhe ai është në kontakt dhe është pjesë e kësaj. Besoj se kryetari Vokrri është në përfundim të lobimit të tij më gjithë ata njerëz dhe federata më të cilët edhe një herë ka kontaktuar më ta. Ne para 3 majit të gjithë do të jemi atje për faktin se edhe një herë do të takohemi me gjitha federata anëtare të UEFA-së, para se te hyhet në mbledhje. Shpresoj dhe besoj se do të jemi në një darke të përbashkët dhe të hyjmë sa më të sigurt më 3 maj, ku 99 përqind Kosova do të jetë në UEFA më 3 maj”, ka thënë Ademi.
Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e klubeve tona dhe përfaqësuesen tonë në garat ndërkombëtare. Ademi është i bindur se Kosova do të jetë kualifikimet e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
“Tani si përfaqësues jemi të gatshëm. Si përfaqësues jemi të gatshëm në organizim, sa i përket kualitetit ne e dimë se çfarë e kemi dhe besoj se edhe aty nuk do të çalojmë, sepse Kosova ka mjaft lojtarë jashtë dhe shpresoj dhe besoj se do të jenë pjesë e Kosovës dhe te jemi shumë konkurrues në Kampionatin Botëror dhe sigurisht se do të jemi në kualifikimet e Kampionatit Botëror. Ju e dini se një javë pas 3 majit, pra më datën 12 maj do të jemi në Meksikë, ku do të pranohemi edhe në FIFA, dhe pas pranimit në FIFA do të jemi te renditur në grupin që ka vetëm pesë ekipe dhe Kosova do të jetë anëtare e gjashtë e atij grupi në kualifikime”, ka theksuar Ademi.
KOSOVA

loading...

loading...