Lajmi fundit,Katastrofë për Kombëtaren shqiptare


Skuadra që drejtohet nga Gianni De Biasi mund të humbasë deri në 10 vende në renditjen e re, duke shkuar në vendin e 45-të.
Kombëtarja jonë do të marrë një lajm tronditës gjatë këtyre ditëve. Nuk bëhet fjalë për një shaka për 1 prillin që ishte dje, por për renditjen e re të FIFA-s që pritet të publikohet gjatë këtyre ditëve.
Portali “Albeu” ka mësuar ekskluzivisht nga specialistë të përllogaritjes së renditjeve të FIFA-s se skuadra që drejtohet nga Gianni De Biasi mund të humbasë deri në 10 vende në renditjen e re, duke shkuar në vendin e 45-të.
Humbja ndaj Austrisë dhe përballja me një kundërshtarë shumë më të dobët si Luksemburgu, kanë bërë që ne të humbasim shumë vende.
Madje jemi një ndër 3 vendet që kemi humbur më shumë pozicione brenda Top50 në e përgjithshme, teksa më shumë pritet të humbasë Kepi i Gjelbër 16 vende si dhe Finlanda 15. Argjentina do të jetë në krye e ndjekur nga Belgjika dhe Kili.
komb