Lajmi fundit,DORËHEQJE – NGA KY ÇAST Edhe një parti tjetër, kërkon dorëheqejn e Hashim Thaçi!

loading...


Kryesia e Organizatës Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës e vlerëson lart qëndrimin kundërshtues të të gjithë qytetarëve ndaj aktualitetit politik, dhunës institucionale dhe fjalorit të papërshtatshëm që po e përdorin partitë parlamentare në raport me detyrën dhe obligimet ndaj shoqërisë, dukuri këto të cilat po e dëmtojnë rëndë interesin ekonomik dhe politik të qytetarëve.

Kriza politike me të cilën po ballafaqohet shteti, shoqëria dhe ekonomia jonë është pasojë e një qëndrimi përçmues, detyrues dhe kushtëzues të pushtetit ekzekutiv ndaj bartësve të votës përfaqësuese në Parlamentin e Kosovës. Njëkohësisht, thellimit të krizës i ka kontribuar në masë të madhe edhe orientimi politik dhe strategjia e gabuar vepruese nga ana e opozitës parlamentare.

Kryesia e Organizatës Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës konstaton se është pamundësuar tërësisht bashkpunimi dhe dialogu i ç’farëdo forme me nënshkruesit dhe mbështetësit politik të Marrëvshjeve të Brukselit. Këto dy marrëveshje e kanë cenuar rëndë integritetin territorial, sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës dhe interesin nacional të shqiptarëve. Për rrjedhojë, Balli Kombëtar Demokrat i mbështet dhe i konsideron të pashmangshme protestat e vazhdueshme paqësore të të gjithë qytetarëve kundër Marrëveshjeve të Brukselit, të cilat duhet të kurorëzohen ndër të tjera edhe me dorëheqje të parevokueshme të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

Kërkesa dhe pritshmëria jonë për dialog konstruktiv nuk mund të realizohet me ato forca politike që vazhdimisht e kanë cenuar rëndë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës. Interesat e pushtetmarrjes me çdo kusht dhe me çdo mjet të mundshëm janë të huaja për ne. Demokracia nuk ka alternativë, kufijtë ndarës mes shqiptarëve asnjë vlerë të vetme dhe zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohemi arrihet përmes:

• dorëheqjes së parevokueshme të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit
• ndërprerjes së menjëhershme të dialogut me Serbinë
• formimit të një qeverie teknike të ekspertëve për një periudhë 12 mujore./GazetaTribuna/
he

loading...

loading...