Lajmi fundit,atentat me ARME ndaj EDI RAMES KOSOVARI…?? !


Një 30 ­vjeçar kosovar që jeton në Tiranë, është shoqëruar për disa orë në polici.

Kjo, duke qenë se ai kishte ecur me motor paralelisht me eskortën e kryeministrit Edi Rama për rreth 50 metra.

Ai është Veton Agim Podujeva, me origjinë nga Kosova dhe me banim të përkohshëm në qendrën e Azilkërkuesve në Babrru.

Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar.

Ai ka qenë duke lëvizur me një motor Papaq me targë TR 880 F, të cilin e kishte pa leje, kur ka qendruar shumë pranë eskortës së kryeministrit, raporton News 24.

Për këtë arsye, ai është ndaluar nga truprojat e Ramës. Por, ai ka deklaruar në polici se nuk ishte në dijeni të faktit se ishte duke ecur paralel me eskortën e kryeministrit.

Pasi është mbajtur disa orë në polici, ai është lënë i lirë.
LAJM