LAJMI FUNDIT!! Tronditen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj sulmit të sotëm në Ankara të Turqisë, ku nga një shpërthim janë vrarë 33 persona, përvec tij, i tronditur nga ky sulm ka mbetur edhe presidenti Hashim Thaçi.
“Jam i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Ankara të Turqisë, një vendi mik dhe përkrahës i madh i shtetit tonë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Veseli i ka shprehur ngushëllime popullit dhe Republikës së Turqisë.
Ky është postimi i plotë i Veselit në rrjetin social:
“Jam i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Ankara të Turqisë, një vendi mik dhe përkrahës i madh i shtetit tonë. I shpreh ngushëllime popullit dhe Republikës së Turqisë. Ne bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre në këto momente të rënda dhe do të jemi përkrah tyre në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje universale”
0-129