LAJMI FUNDIT… ja se cfare thot UEFA per SHQIPERINE askush nuk e ka pritur kete..


UEFA ka bërë një analizë rreth dy ndeshjeve miqësore të Kombëtares Shqiptare, që i zhvilloi me Austrinë dhe Luksemburgun.
Shqipëria fitoi 2:0 në Luksemburg, pas humbjes 2:1 në Austri, por gabimet në mbrojtje dhe përpjekjet për të shënuar në të dy ndeshjet, janë një shqetësim për ekipin debutantë në finalet e Euro 2016, shkruan UEFA.
Në këtë shkrim, analizohen dy ndeshjet miqësore që zhvilloi kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi, e ajo që bie në sy, është se rëndësi u kushtohet gabimeve në mbrojtje, të cilat edhe ua bënë më të lehtë Austrisë që të shënoi dy gola në fitoren 2:1.
“A mund mbrojtja e Shqipërisë që të evitojë gabimet që bëri ndaj Austrisë? Zvicra, Franca dhe Rumania janë të gatshme të ndëshkojnë këto gabime në grupin A”, është një pyetje që parashtron UEFA.
Sipas shkrimit të UEFA-s Shqipëria ka vend për t’u përmirësuar. Ata duken të pambrojtur kur kundërshtari ushtron presion të lartë. Kontrolli dhe posedimi i topit ka qenë një problem për kuqezinjtë, që e kanë mbajtur atë vetëm 45 për qind në ndeshjet kualifikuese./Indeksonline/
Untitled