Lajmi fundit: Fallxhorja nga Sarajeva e di ku është aeroplani i zhdukur: Shnosh e mirë në Maldive?!

loading...


Në detin e teorive rreth zhdukja së Boeingut 777 të Malajzisë, vjen edhe një tjetër teori nga Bosnja dhe Hercegovina.

Një grua nga Sarajeva pretendon se mistere nuk ka, sepse aeroplani ka aterruar me sukses dhe se në çdo çast mund të fluturojë.

“Boeingu 777 i Malajzisë është në një ishull në Maldive, që nuk është i banuar, por që ka rëndësi gjeostrategjike. Është në gjendje të mirë dhe në çdo çast mund të fluturojë”, thotë gruaja që dëshiron të jetë anonime.

Për Dnevni List ajo thotë se ka studiuar fenomenet e ndryshme të pazakonta në gjithë globin, ndërsa shton se askush sot nuk mund të fshihet nga satelitët, e lëre më një Boeing 777.

“Për aeroplanin nuk di gjë, se çka kishte të fshehur në laptopët e udhëtarëve, por besoj se ka informata shumë të rëndësishme. Mediat kanë shkruar se me rëndësi ishin sidomos të dhënat e 20 kinezëve”, shton ajo, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu pohon se radari në aeroplan është ndalur kur e ka ndërruar drejtimin.

“Asgjë nuk ishte rastësi, por gjithçka e llogaritur më parë. Pas ndaljes së radarit, aeroplani kishte shumë derivate për të shkuar në ishullin e pabanuar në Maldive. Ai ishull është nën kontrollin e fuqive botërore”, shton ajofall

loading...

loading...