Lajmi fundit aksident Mitrovicë, 7 persona të…


Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku, sot në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok. Në këtë aksident, që ka ndodhur rreth orës 18:45, janë përfshirë dy automjete civile, raporton KosovaPress.
Personat e lënduar, në mesin e tyre edhe pasagjerët e të dy veturave, kanë kërkuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal, dhe pastaj janë lëshuar për në shtëpi.
Untitled