LAJMI DITES !Prishen Serbija me Rusinë arsyja shum intresante …

loading...

Passport.jpg1

loading...

Televizioni shtetëror “Rusia sot” (RT) gjatë ditëve të kaluara e ka sulmuar ashpër kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq dhe qeverinë e tij.
Televizionin që kontrollohet drejtpërdrejt nga qeveria e Putinit e ka penguar fakti që Vuçiq dhe qeveria serbe bashkëpunojnë me firmën e Tony Blair, ish-kryeministrit britanik, transmeton lajmi.net.

Ky televizion i Putinit, në termine më të shikuara, ka sulmuar Vuçiqin, duke mos kursyer fjalë kritike për shkak të bashkëpunimit me Blairin. Në dy emisione, Vuçiq është akuzuar se e “ka angazhuar për këshilltar njeriun i cili e ka bombarduar Serbinë”, ndërsa gjithë këtë e ka ilustruar me xhirime të viktimave, shkatërrimit të urave dhe qyteteve serbe gjatë bombardimeve të NATO-s.

Moska frikësohet se Beogradi krejtësisht po i kthehet Perëndimit, kurse si shkas për këto sulme mediale merret marrëveshja ndërmjet Vuçiqit dhe nënpresidentit amerikan Joe Biden për furnizimin e Serbisë me gaz amerikan. Po ashtu, nga BE-ja arrijnë mesazhe se Serbia duhet të marrë shembullin e BE-së për diversifikim të furnizimit me energjentë, pra që të mos varet nga Rusia.

“Vuçiqit kurrë nuk është sulmuar që është konsultuar me ish-kryeministrin socialist gjerman, Gerhard Schröder, i cili po ashtu ka marrë pjesë në bombardimin e Serbisë nga ana e NATO-s gjatë luftës në Kosovë. Dhe kjo për arsye se Schöder tash është një nga krerët e gazsjellësit gjermano-rus “Rrjedha e veriut”.

“Besojmë që arsye për këto sulme ruse ndaj Vuçiqit është pikërisht ajo që Serbia tash po përpiqet të gjejë burime tjera të gazit dhe kësisoj të mbrojë interesat e veta”, tha për gazetën beogradase Blic një bashkëbisedues nga Qeveria serbe.

Ky bashkëbisedues tregon se angazhimi i firmës së Tony Blairit nga ana e qeverisë serbe është bërë për të marrë këshilla për zbatimin e modelit të organizimit (Delivery unit), për të cilin besojnë se është më i miri.

loading...