Lajme të këqija për të gjithë! Ja çfarë moti na pret këtë javë

Moti i kthjellët duket se do të përfundojë së bashku me këtë fundjavë. Meteorologët raportojnë se java do të nisë me reshje shiu në të gjithë vendin.

“Pasditja e së hënës sjell shira të përkohshme në pjesën më të madhe të territorit”, njofton meteoalb, shoqëruar me një tabelë të shpërndarjes së shiut nëpër qytete.

Ndërkohë, kjo fundjavë u shoqërua nga një mot mjaft i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin, i cili do të marrë fund duke filluar nga nesër.