Lajm teper i keq per Tunen dhe te dashurin e saje COZMAN…


Cozman rrezikon të dënohet me 6 vjet burg. Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për reperin kosovar i cili pak muaj më parë u kap nga policia në kryeqytet me lëndë narkotike në makinë, ndërsa ishte edhe në shoqërinë e të dashurës së tij, këngëtares Tuna.
Cozman, me emrin e vërtetë Ylber Abdullahi është paraqitur këtë të martë në gjykatë dhe bashkë me avokatin e tij kërkoi shtyrjen e seancës për të përgatitur mbrojtjen.
Vendimi nga gjykata do të merret për 2 javë, pasi të jetë dëgjuar edhe pala e paditur.
Por edhe nëse dënohet, 30-vjeçari do të përfitojë ulje dënimi, për shkak se gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar.
COZZY