Lajm super ekskluziv: Kosovës më në fund do ti hiqen vizat


Siç duket, fundi i muajit prill ose maj do të jetë vendimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kështu, burime të sigurta ndërkombëtare, përmes një bisede, kanë bërë të ditur se Kosovës do t’i hiqen vizat në fundin e Prillit, ose Majit të këtij viti, raporton parrotlla.
Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës do t’i sjellë shumë të mira Kosovës dhe Europës. Në këtë rast, vetëm mafia e vizave do të humbiste.
Kujtojmë që përfaqësuesi special i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar në një intervistë për mediet vendore pati deklaruar që 9 maji i vitit 2016, që shënon Ditën e Evropës, do t’i gjejë kosovarët më liberalizim vizash.
Ndërsa, Komisioni Evropian do të propozojë poashtu këtë muaj liberalizimin e regjimit të vizave me Ukrainën, përkundër referendumit të Holandës kundër Marrëveshjes së Asociimit BE-Ukrainë./parrotlla.net/
1367