LAJM I PAPRITUR Ramush Haradinaj REBELOHET SERISH


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për një vizitë në Suedi ku është takuar me bashkatdhetarë. I pari i AAK ka vlerësuar se kontributi i diasporës shqiptare nëpër Evropë ka qenë i një rëndësie jetike për të gjitha fazat e lirisë dhe shtetformimit të Kosovës. Prandaj ai ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të krijojë lehtësira për ta.

Ky është postimi i plotë i Haradinjat:

Këtë javë pata nderin të takojë mijëra bashkatdhetarë në Suedi! Më nderuan me bujarinë e tyre në Rajonin e Vermlandit. Ata ishin më të interesuar se kurrë për zhvillimet në Kosovë, dhe të vendosur që ta japin ndihmën e tyre, që Kosova të kthehej në kursin e shteteve demokratike evropiane. Ma dhanë fjalën të rrugëtojmë bashkë për të mirën e vendit!

Kontributi i i Diasporës Shqiptare në Evropë, ka qenë i një rëndësie jetike për të gjitha fazat e lirisë dhe shtetformimit të Kosovës. Duke mos u ndarë asnjëherë nga trungu dhe duke ofruar gjithë fuqinë financiare dhe njerëzore, bashkëkombasit tanë në Evropë dhe në Amerikë, e ndihmuan Kosovën që të ngritej në këmbët e veta.

Prandaj shteti i Kosovës, tash duhet të ketë një qasje tjetër ndaj qytetarëve të vet që jetojnë nëpër botë. Duhet t’iu krijojë të gjitha lehtësitë e mundshme afaristët shqiptarë nëpër botë, që ata të investojnë në Kosovë, duhet t’i krijojë kushte dhe klimë tjetër, që ata të ndihen mirë sa herë që vijnë në atdheune tyre, e jot ë përballen me njëmijë procedura, thua që janë shtetas kinezë e jo shtetas të Kosovës. Kosova është atdheu i tyre, dhe ata duhet t’i gëzojnë gjithë të mirat e tij! R H
rambo