Lajm i fundit: Vritet misteriozisht bosi më i madh i Rusisë…!

loading...

Bos

loading...
Është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Surrey të Britanisë të shtunën në mbrëmje bosi më i madh rusë 67-vjeçar Boris Berezovski.

Shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen ende madje i mbulon një petk misteri… citoi Sky News, edhe pse një pistës është ajo e vetëvrasjes!
Berezovski u shfaq në skenën e politikës ruse në vitet 1990 si i “përkëdheluri” i ish presidentit rus Boris Jelcin. Mblodhi një pasuri mitike, duke blerë në çmime shumë të ulëta pasuri shtetërore, të cilat u hodhën në ankand, pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe regjimin komunist.

Por, “ylli” i ndritshëm filloi të zbehej përgjatë presidencës së Vladimir Putin, duke e detyruar atë të internohet në Britaninë e Madhe në vitin 2000. Ndërsa jetonte në Angli, Berezovski u dënua në mungesë në Rusi për korrupsion dhe vjedhje të shumave të mëdha parash të pasurisë shtetërore. Veç përplasjes me Kremlinin, Berezovski ishte rival i foertë dhe i aleatit të Putin, Roman Abramovich. Në vitin 2012 Berezovski hubi një gjyq shumë të fortë ndaj Abramovich, duke e akuzuar presidentin e Chelsea se po e shantazhonte me qëllim që të shiste përqindjet e kopanisë së naftës Sibneft “për një përqindje qesharake”…

Autoritet e policisë në Angli pohuan se vrasja e Berezovski është një çështje shumë e ndërlikuar dhe po heton të gjitha pistat!/lajmeonline.eu/

loading...