LAJM BOMB: Edhe pak orë na ndajnë nga përgjimi i shekullit/ Tahiri i përfshirë në trafik droge. A do bjerë qeveria e gangsterëve?

loading...


Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëroi dje se, PD do të publikojë nesër fakte të reja tronditëse mbi lidhjet e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe personat e emëruar prej tij në trafikimin e lëndëve narkotike.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet: “Në Romë me përfaqësuesit më të lartë politikë mbi gjendjen e rëndë të vendit dhe të nesërmen europiane të Shqipërisë. Nesër fakte të reja tronditëse mbi implikimin e Tahirit dhe të emëruarve të tij në kultivimin dhe trafikun e drogës!”.

Kryetari i opozitës, Basha ka denoncuar pak ditë më parë se 80 oficerë policie rezultojnë të përfshirë në trafikun e drogës në një dosje me të dhëna sensitive që disponohet nga opozita. Ai denoncoi publikisht me emra kupolën e policisë të lidhur me bandën e kryekriminelit, Shullazi.

Shefi i Operacioneve Speciale, Alban Ahmeti është një tjetër emër i denoncuar për lidhjet me bandën e Shullazit, i cili ka ngjitur shkallët e karrierës në polici. “Kanë krijuar një shtet brenda shtetit me këtë bandë”, u shpreh Basha.

Gëzim Zhupa, një tjetër shef komisariati në Tiranë është pjesë e bandës së Shullazit, i cili po ashtu është emëruar në atë post për shkak të lidhjes me bandën kriminale.

Ermal Muça, i cili eshte zv/drejtor i Policise se Tiranes, eshte nje tjeter i akuzuar per lidhje me banden e Shullazit.

Këta janë disa nga emrat e drejtuesve në polici, të cilët rezultojnë me lidhje dhe të katapultuar në ato poste vetëm se janë pjesë e bandës së Shullazit.

Kjo nuk mund të konsiderohet më një polici, por një bandë kriminale që ka veshur uniformën e policisë, ndërsa shteti mund të konsiderohet tërësisht i rënë në gjunjë përballë kësaj bande.
shullazi-dhe-tahiri_1-800x445

loading...

loading...