LAJM BEFASUES Ja si i PËRGJIGJET Isa Mustafës protestave

isa-mustafa

Pak çaste pas përfundimit të protestës së partive opozitare, kryeministri i vendit Isa Mustafa është marrë me një analizë sportive. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se shpreson në paraqitjen dinjitoze të Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Shënimi i plotë:

Të dashur miq,

Këtë vit të mbarë në sport mund të na e bëjë edhe më madhështor një ngjarje në vijim.
Pas triumfit të Prishtinës në Ligën Ballkanike, dy medaljeve të arta të Majlindës në Rusi dhe Francë, medaljes së Bronztë të Norës, pranimit në UEFA dhe FIFA, unë besoj në paraqitje dinjitoze të Kombëtares Shqiptare në Euro 2016.

Pres shumë nga kombëtarja duke u bazuar në lidershipin e Lorik Canës, në reflekset e Etrit Berishës, në guximin e Taulant Xhakës, unitetin dhe aftësitë e krejt skuadrës si dhe strategjitë e De Biasit.

13235988_10154250087314589_1756233548_n