LAJM BEFASUES Ja kush e THEMELOI UÇK-në


Ish–sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Emrush Çeku, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini ka theksuar se ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e ka themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ai ka prezantuar fotografi të vitit 1991, ku shumë nga themeluesit e UÇK-së shihen duke bërë ushtrime në malin e Dajtit, në uniformën shqiptare.

“Këtu janë shokët e grupit të Adem Jasharit, që janë hi për herë të parë në Kosovë në vitin 1991, ku kanë qenë 34 ushtarë të armatosur. Themeluese e bërthamave të para të UÇK-së janë LDK e Gjermanisë dhe Zvicrës. Është interesant se jemi munduar që LDK në atë kohë e ka ditur që e kemi patjetër të hyjmë në luftë, por të hyjmë në luftë jemi mundu me profesionsita, që ata të aktivizohen në luftë”, ka shtuar Çeku.
uck21_890738_558466-640x478