Lahm largohet nga kombëtarja gjermane

Philipp Lahm i ka dhënë fund eksperiencës me kombëtaren gjermane.Mbrojtësi i krahut ka njoftuar se nuk do të luajë më për ekipin e Joachim Low, pasi e fitoi titullin e kampionit botëror në Brazil.

“Mendoj se ka ardhur momenti për t’u pensionuar. Është një vendim që e kam marrë më parë, ndërsa ia përcolla edhe trajnerit”, deklaroi futbollisti i Bayern Munichut, i cili tash e tutje do të fokusohet vetëm tek gjiganti bavarez.

Ndërkohë, Federata Gjermane e Futbollit, përmes rrjetit social, Twitter, e ka falënderuar futbollistin për kontributin e dhënë.