LaFerrari, “bisha” e kuqe

LaFerrari

Modeli i pritur qe një kohë të gjatë, superautomobili i ri nga kompania “Ferrari” më në fund i është prezantuar publikut të gjerë na panairin e sivjetmë në Gjenevë. Këtë model e fut në funksion motori V12 motor prej 6.262 ccm i cili zhvillon 800 kuaj fuqi me rastin e 9.000 rr/min dhe 700 Nm të momentit rrotullues gjatë 6.750 rr/min. Elektromotori i tij ofron shtesë 163 kuaj fuqi dhe 270 Nm, kështu që ngasësi ka në dispozicion më shumë se 963 kuaj fuqi dhe 900 Nm. Prodhuesi konfirmon se modeli në fjalë emeton 330g CO2/km.

Deri në 100 km/h për 3 sekonda

Me ndërruesin me shtatë shpejtësi DCT, “bisha” e kuqe përshpejton deri në 100 km/h për më pak se 3 sekonda, në 200 km/h për më pak se 7 sekonda, ndërsa shpejtësinë deri në 300 km/h e arrin për 15 sekonda. Kush ka guxim ta mbajë këmbën deri në fund në pedalen e gazit ky automobil arrin shpejtësinë maksimale prej 350 km/h, dhe me siguri edhe më shumë.
LaFerrari është i gjatë 4.702 mm, i gjerë 1.992 mm dhe i lartë 1.116 mm me hapësirën ndërboshtore prej 2.665 mm. Masa prej 1.255 kg shpërndahet në raportin prej 41/59 në dobi të boshtit të pasmë. Shfrytëzon rrotat prej 19-inç para dhe ato prej 20-inç pas, ndërsa për të frenuar këtë “egërsirë” kujdesen frenat “Brembo” nga karboni-qeramika (398 x 223 x 36 mm para / 380 x 253 x 34 mm pas) dhe sistemi i domosdoshëm “ESC”, F1 kontrolli i tërheqjes.

Kushton 1.3 milionë euro

Sistemi “HY-KERS” është i rëndë rreth 140 kilogramë nga të cilët 62 kilogramë janë në bateritë e vendosura në mes të cilat mbushen me rastin e frenimit regjenerativ, dhe në momentet kur motori ofron më shumë nga momenti rrotullues.
Kompania e njohur “Ferrari” e konfirmoi që këtë model e ka në plan ta prodhojë në vetëm 499 copë, por nuk e zbuloi kur do të fillojnë që të gjenden në treg modelet e tij të para. Shumica e këtyre modeleve tashmë janë shitur, por ka ende disa të cilët mund t’i blejnë blerësit, normal ata që kanë para me bollëk, pasi që një LaFerrari kushton as më pak e as më shumë se 1.3 milionë euro.