Lady Gaga zbulon: Më përdhunoi një producent, kur isha 19 vjeçe – VIDEO

0Rruga drejt famës nuk ka qenë fushë me lule për Lady Gaga dhe këtë këngëtarja e konfirmoi në një intervistë radiofonike në Shtetet e Bashkuara ku pranoi për herë të parë se është përdhunuar kur ishte 19 vjeç.

Këngëtarja u pyet mbi vargjet e këngës së sa të re, “Swine”. Drejtuesi i tha se vargjet të linin të kuptohej se ajo ishte ngacmuar seksualisht nga një producent muzikor.

“Je përdhunuar nga një producent muzikor? Kjo ka ndodhur? Sepse mua më duket sikur je përdhunuar nga dikush”, pyeti drejtuesi Howard Stern.

“Kam kaluar gjëra të tmerrshme që tani i kam hedhur pas krahëve nëpërmjet një sërë terapish mendore, fizike e emocionale dhe muzika më ka ndihmuar shumë. Në atë kohë isha naive, studioja në një shkollë katolike dhe për vite me radhë nuk pajtohesha më atë që më ndodhi, madje as vetë nuk e besoja”, u përgjigj këngëtarja.

Sipas rrëfimit të saj autori i sulmit seksual ka qenë një producent jo i njohur muzikor 20 vite më i madh se ajo.