Labinotë Demi- Murtezi: Po përcjellim në Kuvend amanetin tuaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Demi- Murtezi, është ulur sot për herë të parë në karrigen e deputetes.
Demi-Murtezi, është deputetja e parë e mbuluar, e cila zotohet se amanetin e votuesve, do ta përcjell në Kuvend.
“Po percjellim ne Kuvendin e Kosoves amanetin tuaj, besimin tuaj per ne, andaj ju lus qe ne keto dite te vecanta te luteni per punen tone, qe te jete sa me frytdhenese dhe ne sherbim te mireqenies se qytetareve tane. Me emrin e Krijuesit te gjithesise, ju premtoj per transparence dhe bashkepunim, andaj mos hezitoni asnjehere per keshillat dhe kritikat tuaja. Jam thelle e bindur qe ashtu sic na e keni dhene mbeshtetjen me voten tuaj, ashtu do ta vazhdoni kete mbeshtetje me angazhimin tuaj duke reflektuar karshi punes sone.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe, Demi-Murtezi, është njëra ndër femrat më të votuara në zgjedhjet e 8 qershorit.